Vendimet e mbledhjes qeveritare në Lezhë, Rama: 100 fshatrat e parë që do preken nga rilindja rurale – Lexo.al

Vendimet e mbledhjes qeveritare në Lezhë, Rama: 100 fshatrat e parë që do preken nga rilindja rurale

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes qeveritare në Lezhë ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar vendimet e marra.

Shefi i qeverisë ka vendosur theksin tek zhvillimi i agroturizmit, infrastukturës dhe zonave rurale.

Rama ka prezantuar programin për agroturizmin dhe mundësinë e financimit të fermerëve me fonde nga qeveria apo Bashkimi Europian, pasi të pajisen me çertifikatë.

“Morëm një vendim për të stimuluar agroturizmin. Do të stimulojmë më tutje ecurinë pasi këtu potencialet janë të mëdha. Përgatitja e një programi qeveritar për agroturizmin.

Jo vetëm kryerje të aktiviteteve të klasifikuara si argoturizëm por edhe të mbështetura nga qeveria, financime të brendshme dhe ato europiane.

Të gjitha subjektet do të pajisen me një çertifikatë të posaçme dhe më tas do të mund të kenë akses në financimet e brëndshme apo edhe të jashtme, të BE-së. Potenciali këtu është i madh.

Javën tjetër do të lançojmë të plotë programin e argo turizmit. Një tjetër vendim është ai për 100 fshatrat ku ne do të stimulojmë zhvillimin rural ku më pas do të shtrihet edhe në pjesën tjetër rurale. Fishta është një nga dallëndyshet e para të këtij projekti rural.

Ndërkohë janë vendosur bazat për një sërë projektesh që kanë të bëjnë direkt me qarkun e Lezhës. Projekti më kryesor është ai i rrugës kombëtare Milot- Balldren, dhe me tunelin që mundëson kalimin më në fund nga ai xhepi fallso te shkëmbi, në një epokë të re të transportit në vendin tonë. Më tej aksi i ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën,”