Veliaj: Mbjellja e 100 mijë pemëve është një premtim i mbajtur – Lexo.al

Veliaj: Mbjellja e 100 mijë pemëve është një premtim i mbajtur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “RealStory” të Sokol Ballës, ka deklaruar se fatura e pemëve të dhuruara nga qytetarët shkon 4 milionë euro.

Veliaj tha se pavarësisht se çfarë thonë histerikët, Tirana ka ndryshuar dhe janë shtuar ndjeshëm hapësirat e gjelbra

“Fatura e pemëve të dhuruara shkon 4 milionë euro. Tirana po zgjerohet dhe po ndryshon. Mbjellja e 100 mijë pemëve është një premtim i mbajtur tashmë”, tha Veliaj./e.e