Van Persie kthehet në Holandë, firmos për klubin “mëmë” – Lexo.al

Van Persie kthehet në Holandë, firmos për klubin “mëmë”

Pas 14 vitesh, Robin van Persie kthehet te Feyenoord, pikërisht te klubi që e lançoi në “skenën e madhe”.

Sulmuesi është larguar tashmë nga Fenerbahçe dhe sipas mediave holandeze, ai do të kryejë vizitat mjekësore ditën e shtunë te kampionët në fuqi të Eredivisie.

Sulmuesi 34-vjeçar debutoi në vitin 2002 me skuadrën nga Roterdami  dhe më pas u largua drejt Premier League-s duke luajtur në fillim për Arsenal dhe më pas te Manchester United.

Të ngjashme