Udhëtim në Korenë e Veriut? Ja pse vizita në këtë vend është e domosdoshme – Lexo.al

Udhëtim në Korenë e Veriut? Ja pse vizita në këtë vend është e domosdoshme

Nga Nicholas Kristof/

Që nga vizita ime pesë-ditore në Korenë e Veriut së fundmi, unë kam hasur një “sulm” nga kritikët që pyesin, “Pse të shkosh aty?”

Së pari, ata argumentojnë: Ju në mënyrë të panevojshme vëni veten në rrezik dhe i jepni Kim Jong-un një mjet transaksioni nëse ai ju kap. Qeveria e SHBA-ve nuk duhet të shqetësohet për gazetarët kokëkrisur në territorin e armikut.

Së dyti, ata thonë: Duke shkuar në Korenë e Veriut, ju thjesht bëheni një zëdhënës për një vend që ju pranoni që është vendi më totalitar në historinë e botës. Është një vend Potemkian dhe ti bëhesh një “idiot i dobishëm” që transmeton propagandë.

Sinqerisht, këto janë argumente legjitime. Pra, le ta kapim momentin për një diskutim të ndershëm – dhe, në këtë proces, më lejoni të ofroj një paraqitje të momenteve prapa skenave të raportimit atje.

Marrja e një vize për në Korenë e Veriut është gjithmonë e vështirë dhe përpjekja ime e fundit përfshinte negociata të gjata dhe delikate me diplomatët e Koresë së Veriut – dhe me gruan time. (Kjo nuk është një ankesë: Nëse ajo ishte e kënaqur me mua që të shkoj në Korenë e Veriut, do të isha i shqetësuar.)

Katër prej nesh nga The Times morëm viza dhe më pas morën miratimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, së bashku me pasaporta speciale të SHBA-ve, të vlefshme për udhëtime në Korenë e Veriut.

E vetmja mënyrë për të shkuar në Korenë e Veriut janë fluturimet e përditshme nga Pekini në aeroplanët të zymtë rusë. Argëtimi i vetëm gjatë fluturimit është një video e një orkestre ushtarake të Koresë së Veriut që luan muzikë klasike, të ndërprerë me skena të lëshimit të raketave.

Që nga momenti kur mbërritëm, na shoqëruan dy punonjës të Ministrisë së Jashtme, dhe ne u strehuam në një kompleks të mbrojtur të Ministrisë së Jashtme.

Mikpritësit tanë ishin gjithmonë të sjellshëm, por kishte një nuhatje kërcënimi që nuk ekzistonte në udhëtimet e mia të mëparshme në Korenë e Veriut, pasi jo më pak se tre amerikanë janë duke qendruar të arrestuar atje. Dhe vetëm në gusht, Koreja e Veriut dënoi dy gazetarë të Koresë së Jugut dhe botuesit e tyre me vdekje në mungesë, për shkrimin e tyre.

Gjithashtu, ishte vërtet shqetësuese kur kuptuam që ministria e jashtme na kishte izoluar dhe shoqëruar me mbrojtje nga agjencitë ushtarake dhe të sigurisë, të cilat nuk ishin në praninë tonë.

Koreja e Veriut është vendi më i kontrolluar në botë, pa asnjë mospajtim të hapur, pa fe dhe pa shoqëri civile, dhe ka zero mundësi që kushdo të shprehë pakënaqësi për qeverinë.

Gjithsesi, bisedat ishin ndriçuese. Koreanët e zakonshëm të Veriut nuk ishin të familjarizuar me emrin e Otto Warmbier, nxënësi amerikan, i cili vdiq disa ditë pasi u kthye në Shtetet e Bashkuara në një gjendje vegjetative, pas ndalimit të tij në Phenian për vjedhjen e një posteri. Por ata i njihnin të gjitha kërcënimet e Presidentit Trump për të shkatërruar vendin e tyre.

Kjo për shkak se qeveria dëshiron që ata të dinë për kërcënimet e Trump, sepse ato mbështesin narrativën nacionaliste të Kim se ai mbron Korenë nga agresorët amerikanë imperialistë.

Duke qenë në tokën e një vendi, ju lejon të shihni gjërat dhe të kuptoni energjitë e tyre: folësi në muret e shtëpive për të ushqyer propagandën; kostumet që çdo i rritur vesh me portretet e anëtarëve të familjes Kim; ndërprerjet e përditshme të energjisë, por edhe shenja se ekonomia po rritet pavarësisht nga sanksionet ndërkombëtare; theksin konfucian mbi dinjitetin që i bën zyrtarët veçanërisht të zemëruar ndaj sulmeve personale të Trump-it ndaj Kim; ashpërsimi i qëndrimeve që nga vizita ime e fundit, në vitin 2005; dhe besimi i çuditshëm që Koreja e Veriut jo vetëm që mund të mbijetojë një luftë bërthamore me SHBA-në, por gjithashtu të dalë fituese.

Në një fabrikë, hasëm disa punëtorë që po bënin “studimin politik” të tyre. Koreanët e Veriut shpjeguan, marrin leskione të studimeve politike për dy orë në ditë, plus shumicën e ditës të shtunën, kështu që i pyeta ato ku ishin përqëndruan këto ditë. “Ne duhet të luftojmë kundër amerikanëve!” Një grua u përgjigj me zell. Dhe pastaj koreano-veriorët në dhomë shpërthyen në të qeshura, ndoshta për shkak të çuditshmërisë për të thënë këtë për amerikanët.

Një vizitë humanizon koreano-veriorët, të cilët jashtë vendit, ndonjëherë paraqiten si robotë. Nga afër, mund të kujtoni se ata qeshin, flirtojnë, shqetësohen, duan dhe dëshirojnë të impresionojnë.

Një oficer ushtarak më përshëndeti me një shtrëngim shumë të fortë duarsh dhe e pyeta nëse kjo supozonte të më frikësonte dhe të përcillte imperialistëve Yankee mesazhin se koreanoveriorët janë supermenë muskulozë. Ai qeshi në siklet, dhe kur përfunduam intervistën, ai ishte shumë më i butë.

E lashë Korenë e Veriut duke u frikësuar se jemi shumë të vetëkënaqur me rrezikun e një lufte kataklizmike që mund të vriste miliona njerëz. Dhe kjo është arsyeja pse raportimi nga Koreja e Veriut është vendimtare: Është një mësim që duhet të kishim mësuar nga fillimi i luftës në Irak, kur raportimi ishte shumë shpesh nga dhomat e jehonës së Washingtonit në vend të terrenit.

Kur në rrezik janë miliona jetë dhe kanalet zyrtare të komunikimit nuk ekzistojnë, atëherë gazetari ndonjëherë mund të shërbejë si urë – dhe si paralajmërim.

Po, duhet të peshojmë me kujdes rreziqet – rreziqet fizike dhe rreziku i përdorimit të propagandistëve – dhe të punojmë për t’i zbutur ato.

Por unë kam një ndjenjë fundosjeje në brendësinë time, ashtu siç kisha në prag të luftës në Irak, që presidenti ynë mund të drejtohet verbërisht ndaj luftës. Në këtë rast, puna e gazetarëve është që të dalin dhe të raportojnë, sado në mënyrë të papërsosur, dhe të përpiqen të thërrasin këmbanat e alarmit në mes të natës./The Washington Post – Lexo.al/