Turqia mbështet institucionet e Kosovës – Lexo.al

Turqia mbështet institucionet e Kosovës

Turqia do të vazhdojë të përkrahë edhe më tej Republikën e Kosovës.

Kështu deklaroi sot ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilim Kiliç gjatë një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me të cilin bisedoi lidhur me aktivitetet e kësaj ministrie.

Ministri Gashi falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në përparimin e mëtejshëm të institucioneve të Kosovës, veçanërisht institucioneve të sigurisë.

Po ashtu u diskutua rreth përkrahjes së shtetit të Turqisë që vazhdimisht i jep Policisë së Kosovës në ngritjen e kapaciteteve.