Tragjedi në Fier me babain e dy fëmijëve/ Kalon në liqenin e ngrirë, por përfundon brenda tij (Foto) – Lexo.al

Tragjedi në Fier me babain e dy fëmijëve/ Kalon në liqenin e ngrirë, por përfundon brenda tij (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Petovë të Fierit. Dëbora që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit dhe ngrica janë përdorur edhe si argëtim për shumë të rinj dhe jo vetëm.

Një banor në Fier i quajtur Hajredin Xhelo, babai i dytë fëmijëve adoleshentë, ka hipur mbi një liqen të ngrirë, por ka përfunduar brenda tij.

Një banore e kësaj zone bën me dije për “JOQ” se prej më shumë se 3 orë Xhelo është mbytur në Liqen dhe ndodhet ende brenda tij, në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca dhe policia, por jo polumbarët.

“Jam një vajzë që banoj në fshatin Petov të qytetit Fier. Në liqen ka rreth 3 orë që është mbytur një burrë dhe ndodhet akoma brenda, ca po ndodh kështu, liqeni kishte ngrirë dhe ky kaloi sipër tij, ai ndodhet akoma brenda liqenit. Polumbaret akoma nuk kane ardhur dhe personi po ben gati 3 ore brenda i ngrire”, raporton banorja nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë siç e shikoni, në fotot më poshtë duken edhe dy të rinj, të cilët pak minuta para se të ndodhte ngjarja, kanë bërë foto në këtë liqen.

Kohët e fundit me uljen e temperaturave shumë njerëz i kanë përdorur liqenet, kanalet apo rezervuarët e ngrirë si një aktivitet argëtimi, por temperaturat po rriten, ndaj qëndroni larg këtyre aventurave që mund t’ju marrin jetën.

liqen1 liqen2 liqen4 liqen7