Tiranë, të shtëna me armë, policia sekuestron një gëzhojë – Lexo.al

Tiranë, të shtëna me armë, policia sekuestron një gëzhojë

Të shtëna me armë janë dëgjuar rreth orës 02:30, të mëngjesit të ditës së sotme, në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.