Tiranë/ Nisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të reja – Lexo.al

Tiranë/ Nisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të reja

Sot nisin aplikimet për programin e kredive të buta në Tiranë, nga i cili do të përfitojnë rreth 500 familje.

Drejtoresha e Strehimit dhe monitorimit pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare procedurën e plotë për të gjithë të interesuarit.

Ruseti ka thënë se faza e parë e aplikimeve që do të kryhet pranë njësive administrative do të zgjasë një muaj.

Sipas saj, aplikantët do të plotësojnë një formular që lëshohet nga njësia administrative dhe plotësohen të dhënat e gjendjes familjare, të të ardhurave si dhe kritere të tjera që janë në formular.

Ajo ka theksuar se në të gjithë rastet, familjet që do aplikojnë nuk duhet të kenë një banesë në pronësi të tyre.

“Ne kemi ndryshuar mënyrën. Një herë do jemi me listën e fituesve të atyre që kanë plotësuar kriteret dhe pastaj do të duhet të plotësojnë dokumentacionin që justifikon këtë familje”, tha drejtoresha ndërsa shpjegoi se kjo e fundit do të lehtësojë aplikantët pasi fazat do të jenë më të qarta akoma.

Lidhur me kategoritë prioritare, Rustemi u shpreh se bashkia mbështet familjet e reja, duke e konsideruar këtë si prioritet në dhënien e kredive, të ndjekur më pas nga familje me persona me aftësi të kufizuar apo nëna kryefamiljare.

Pas fazës së parë, të gjitha aplikimet e bëra në njësitë administrative për strehim nëpërmjet subvencionimit të interesave të kredisë, do të shqyrtohen në Bashkinë e Tiranës për të bërë dhe përzgjedhjen e familjeve që plotësojnë kriteret për të marrë kredi të butë më interes 3%, e cila duhet të shlyhet brenda 20 vitesh. Bashkia e Tiranës jep 80% të vlerës së kredisë. z.tosku

Nisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të reja

Nisin aplikimet për kredi të buta, bashkia zbulon detaje të rejahttps://ata.gov.al/2018/04/16/nisin-aplikimet-per-kredi-te-buta-bashkia-zbulon-detaje-te-reja/Drejtoresha e Strehimit dhe monitorimit pranë Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti ka shpjeguar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare procedurën e plotë për të gjithë të interesuarit. Lidhur me kategoritë prioritare, Rustemi u shpreh se bashkia mbështet familjet e reja, duke e konsideruar këtë si prioritet në dhënien e kredive, të ndjekur më pas nga familje me persona me aftësi të kufizuar apo nëna kryefamiljare.

Publiée par Agjencia Telegrafike Shqiptare sur lundi 16 avril 2018