Thaçi: Demarkacioni është i saktë, pretendimet tjera po e dëmtojnë Kosovën – Lexo.al

Thaçi: Demarkacioni është i saktë, pretendimet tjera po e dëmtojnë Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të këmbëngul se versioni aktual i Demarkacionit është i saktë.

I pari i vendit ka deklaruar se pretendimet tjera për Demarkacionin vetëm po humbin kohë.

Këto deklarime ai i bëri në konferencën e sotme “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në erën e sfidave të sigurisë”,.

“Marrëveshja e demarkacionit është  mirë, është e qartë, e saktë, profesionalisht i argumentuar dhe i mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare, çdo pretendim tjetër është vetëm zhagitje dhe humbje kohë, e dëmshme për shtetin e Kosovës dhe për të ardhmen euroatlantike”, tha presidenti Thaçi në këtë konferencë.

Ndryshe ditë më parë, presidenti vendit kishte akuzuar komisionin e ri të demarkacionit se po përhapin propagandë, duke i lënë qytetarët pa viza.

Ky komision, sot raportoi para Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane.