Teknikja e Bashës shkarkon Drejtoreshën e Informacionit në MAS – Lexo.al

Teknikja e Bashës shkarkon Drejtoreshën e Informacionit në MAS

Vala e shkarkimeve nga ana e ministrave teknikë për përfshirjen në fushatë të administratës, ka larguar sot nga detyra edhe një tjetër zyrtare të lartë.

Bëhet fjalë për Ornela Koleka Drejtoresha e Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, e cila është larguar nga detyra me urdhër të ministres teknike Mirela Karabina.

Sipas ministres, zonja Koleka është kapur në mënyrë të vazhdueshme në shkelje të urdhrave dhe ligjit për mospërfshirje në fushatë elektorale gjatë orarit të punës.

“Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka nëkundërshtimme përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit.” thuhet në njoftimin për mediat

Njoftimi i plotë për mediat:

“Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Ky pezullim është bërë për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme të kryera nga ana e znj. Koleka nëkundërshtimme përcaktimet ligjore dhe detyrave të caktuara nëpërmjet urdhrave të Ministrit të Arsimit dhe Sportit si dhe për garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e sistemeve të sigurisë dhe bazës së të dhënave të institucionit.”