Tatimet: Si të përfitoni kriteret e statusit “eksportues me risk zero” – Lexo.al

Tatimet: Si të përfitoni kriteret e statusit “eksportues me risk zero”

Administrata tatimore informoi subjektet që i nënshtrohen regjimit të përpunimit aktiv se si mund të përfitojnë statusin ‘eksportues me risk zero’.

Sipas DPT-së, furnizime me shkallë zero të TVSH-së konsiderohen transaksionet e eksportit që kanë të bëjnë me furnizimin e shërbimeve në punime mbi mallra të luajtshme të importuara për t’u bërë atyre punime në vendin tonë dhe të dërguara apo të transportuara sërish jashtë nga furnizuesi i shërbimit apo nga destinuesi i shërbimeve, të cilët nuk janë vendosur në territorin e Shqipërisë ose për llogari të tyre.

Përpunuesi asnjëherë nuk duhet të bëhet pronar i materialeve të sjella nga porositësi sepse importet e kryera (materiale, lëndë e parë, mallra gjysëm të gatshme) janë importe të natyrës jo tregtare, të cilat rieksportohen në fomën e gjysmëproduktit ose produktit të gatshëm, të shoqëruara me faturë për punën e kryer e cila i bashkëngjitet deklaratës doganore të ri-eksportit të këtyre mallrave dhe kjo faturë deklarohet në librat e shitjes në rubrikën “furnizime me shkallë 0%”.

Për sa i përket përfitimit të statusit të eksportuesit me risk zero të shoqërive fason, këto të fundit duhet plotësojnë njëkohësisht kriteret e mëposhtme:

-vlera e eksporteve të kryera në periudhën/at tatimore, për të cilën/at kërkohet rimbursim, është më shumë se 70% e vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet
kanë aktivitet eksportues mbi 1 vit;

-paraqesin si dokument prove të kryerjes së eksportit deklaratën doganore të eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë;

-nuk kanë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.