Sot dita ndërkombëtare e rinisë/ Në Shqipëri e harrojnë të gjithë veç këtij politikani. Ministri bashkohet me të rinjtë e Parlamentit Rinor Europian – Lexo.al

Sot dita ndërkombëtare e rinisë/ Në Shqipëri e harrojnë të gjithë veç këtij politikani. Ministri bashkohet me të rinjtë e Parlamentit Rinor Europian

12 Gushti shënon ditën ndërkombëtare të rinisë, e aprovuar si e tillë me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë mesazhet e figurave të rëndësishme ndërkombëtare që i janë bashkuar kauzave për fuqizimin e rinisë.

Ndër to spikat mesazhi i Timor Navracsis, Komisioneri për Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportet në Komisionin Europian, i cili thotë:

Ne mund të arrijmë paqe të qëndrushme dhe të ndërtojmë shoqëri kohezive nëse punojmë së bashku. Të rinjtë kanë treguar edhe njëherë se kanë dëshirën për të treguar solidaritet dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre. Ne kemi nevojë ta shfrytëzojmë këtë energji.

Të rinjtë europianë, këtë vit i kanë bashkuar energjitë e tyre në një fushatë me sloganin #YouthUp.

Ata kërkojnë kështu përfshirje më të madhe të të rinjve në vendimarrjen politike të vendeve europiane. Nisma e parlamentit rinor europian që kërkon politika më miqësore ndaj rinisë, me theks te punësimi, angazhimi social e politik, mbështetja e kreativitetit rinor, etj, ka marrë mbështetjen e europarlamentarëve në Bruksel, që nuk kanë munguar me urimet e tyre sot. (Shih fushatën)

Por ndërsa duket se në Shqipëri kjo ditë është harruar, qoftë nga rinia vetë, po edhe nga politikanët e zgjedhur prej rinisë, një deputet i Kuvendit të Shqipërisë e ka nisur ditën me urimin për të rinjtë.

Eduard Shalsi, duket se është i vetmi politikan që deri tani është kujtuar në një ditë të rëndësishme për këtë kategori, e cila përbën një të katërtën e popullsisë shqiptare.

Ai ka surprizuar me një postim në facebook, pasi i është bashkuar nismës #YouthUp, të të rinjve të Parlamentit Rinor Europian.

“Gëzuar ditën ndërkombëtare të rinisë! Në këtë 12 Gusht, refreni i të rinjve europianë është #YouthUp, një fushatë e iniciuar nga Forumi Rinor Europian.Për ta, kjo nënkupton bërjen e institucioneve dhe proceseve politike më miqësore ndaj rinisë duke i përfshirë ata në të gjitha aspektet e vendimarrjes.Ndihemi krenarë që Partia Socialiste sa vjen e përmirësohet në këtë drejtim, paralelisht me fuqizimin social e ekonomik të rinisë.Të rinjtë e Pogradecit ishin faktor në zgjedhjet e 2017, ashtu sikurse do të jenë për rivitalizimin e shoqërisë dhe shëndoshjen e sistemit politik.”-shkruan Shalsi.

Ministri për Çështjet Vendore, lë të kuptohet se mbështet nismën për hapje të politikës ndaj energjive rinore, teksa thekson që në këtë aspekt Partia Socialiste, është një histori suksesi./ Lexo.al

Të ngjashme