Si t’i shikoni të gjitha fotografitë që partneri/ja apo miqtë i kanë pëlqyer në Facebook – Lexo.al

Si t’i shikoni të gjitha fotografitë që partneri/ja apo miqtë i kanë pëlqyer në Facebook

Ekziston një mënyrë shumë e lehtë përmes së cilës mund t’i shihni të gjitha fotografitë që i keni pëlqyer në Facebook.

Por, përveç që mund t’i shihni fotografitë që ju i keni pëlqyer, ju gjithashtu mund t’i shihni edhe fotografitë që partneri/ja, familjarët apo miqtë i kanë pëlqyer.

Metoda është shumë e lehtë, krejt çfarë duhet të bëni është të shkoni në hapësirën e kërkimit dhe të shtypni: “Photos liked by me” – për t’i shikuar të gjitha fotografitë që i keni pëlqyer.

Ndërsa, nëse dëshironi t’i shihni fotografitë që miqtë tuaj i kanë pëlqyer, atëherë shtypni: “Photos liked by *emri mbiemri i personit*”.

1