Si t’i përgjigjeni 6 pyetjeve më të bezdisshme për jetën tuaj intime – Lexo.al

Si t’i përgjigjeni 6 pyetjeve më të bezdisshme për jetën tuaj intime

Të gjithë nga anëtarët e familjes e deri tek kolegët ndonjëherë ju ngacmojnë me pyetje tejet personale nga jeta juaj, rrezistoni tundimit dhe mundohuni t’i përgjigjeni si në vazhdim.

Jeni beqar

“A e keni gjetur dikë të veçantë?”

Ju mund t’i përgjigjeni me : “Jo, me sa duket personat e veçantë janë zënë tashmë! Por, dëshironi të dini për lidhjen e egër që kisha fundjavën e kaluar?”

Me një ndërhyrje të vogël mund ta anashkaloni bisedën me personin hetues mbi jetën tuaj duke folur për aventurat tuaja me takime të shumta dhe duke anashkaluar ndonjë hetim të mëtejshëm se mashkulli ideal do të shfaqet më në fund.

Ju mund t’ia ktheni: “Jo, por të qenurit i pavarur më jep lirinë të bëj gjithçka që unë dua – psh. të kaloj pushimet në Bali muajin e ardhshëm”!

Tregoni sinqeritet kur flisni dhe bëjani me dije se jeni e lumtur edhe kështu. Duke qeshur, duke folur me butësi dhe duke përdorur gjuhën pozitive të trupit, apo thejshtë caktoni një takim me ndonjë mik të afërt sa për t’i bërë konfuzë edhe më tej.

Jeni në një lidhje

“A jeni ju të dy ekskluzivë”?

Mos jepni përgjigje të tillë si : “Pse dëshironi aq shumë ta dini, a jeni tepër e interesuar për ne të dy”?

Në vend të kësaj, ju mos u mundoni te jepni mesazhe të përziera duke ofruar gjithsesi informacione, pra sa më shumë të mundeni kaloni në një diskutim pozitiv rreth pyetësit për të anashkaluar bisedën.

Ju mund të thuani: “Po, unë jam aq e zënë me puënt e mia sa nuk kam kohë të merrem me këto gjëra”. Me këtë skenar, ju mund të jeni të qetë, edhe nëse instinkti yt duhet të reagojë në mbrojtje, ndoshta dyshoni se lidhja juaj nuk ka potencial afatgjatë andaj edhe mos jepni shumë shpjegime.

Jeni të dashuruar

“Kur do të bëheni së bashku oficialisht”?

Mos jepni përgjigje të tillë: “Ne të dy pëlqejmë hapësirën tonë, kështuqë nuk kemi plane tjera për të bërë”.

Mbajeni veten të sinqertë por jini gati për pasojat. Pyetjet si këto mund të ju bëjnë konfuze për ndjenjat tuaja dhe planet e së ardhmes, andaj tregoni diçka tjetër rreth jetës suaj apo blerjes së ndonjë apartamenti të ri ose angazhim tjetër që keni në jetë.

Në vend të kësaj, ju mund të përgjigjeni: “Nuk jam e sigurtë, është një vendim tejet i madh për ta bërë”!

Mbyllni bisedën duke theksuar se jeni akoma duke peshuar mudnësitë tuaja dhe fundja, njerëzit respektojnë sinqeritetin tuaj dhe nuk vazhdojnë më të ju bëjnë pyetje rreth kësaj teme. Nëse jeni me fat, ato mund të ju ofrojnë këshilla të dobishme, nëse jo thjeshtë vazhdoni me qëndrimin tuaj.

Jeni duke bashkëjetuar

“A do të ofrojë një unazë ai”?

Një përgjigje si kjo: “E di se po interesohesh kaq shumë, por kur ta bëjë, ti do të jesh e para që do ta dish”!

Mund të parashtrojë një lutje të drejtëpërdrejtë për të hedhur poshtë një ofertë për ta mbajtur mrekullinë e vazhdueshme në informim. Kjo i jep garancinë personit që ndihet në siklet për ju dhe nuk e mban në errësirë.

Pyetja e dikurshme: “Po të më jepnin një dollar për secilën herë që më kanë pyetur njerëzit, ne mund ta paguanim dasmën deri tani”! Një përzierje e humorit ju lejon të ndizni zhgënjimin tuaj mbi njerëzit që ju shikojnë vazhdimisht gishtin e unazës.

Jeni të fejuar

“A keni caktuar ndonjë datë”?

Një përgjigje si kjo: “Unë nuk mund t’i mbaj mend të gjitha obligimet – kam një listë të krijuar me të gjitha gjërat e nevojshme dhe nuk kam nevojë t’i mbajë mend të gjitha”.

Njerëzit thjeshtë duan të dinë detaje rreth jetës suaj, andaj edhe bëjnë pyetje duke menduar se nuk kujdesen sa duhet nëse nuk parashtrojnë pyetje.

Mund të përgjigjeni: “Unë i kam gati të gjitha pëlqimet e mia të ruajtura në Pinterest. Çfarë doni të dini që t’ju tregoj”? Ngacmimi i motivit të tyre mund ta bëjë hetimin më pak të bezdisshëm dhe të ju ndihmojë të dini deri në çfarë mase të tregoni informacionet tuaja.

Jeni të martuar

“A jeni duke u përpjekur për fëmijë tani”?

Përgjigja si kjo: “Vetëm vezët e mia dhe spermatozoidi e dinë këtë përgjigje”!

Kjo është një temë shumë delikate që mund t’iu bëhet shumicës së çifteve. Krijimi i një qenie njerëzore kërkon seks, fat dhe proces riprodhues. Dhe nëse nuk dëshironi të keni fëmijë, thjeshtë thuani: “Ne kemi vendosur që familja jonë të jetë ashtu e kompletuar siç është tani”.

Mund t’i përgjigjeni: “Kurdo që të ndodhë, le të ndodhë. Në ndërkohë unë jam duke shijuar tekilën time”! Le të dinë njerëzit se nuk ka informacione për aq kohë sa ju nuk dëshironi të jepni. Duke treguar gjërat që jeni duke i shijuar, ju mund ta anashkaloni bisedën dhe presionin e vazhdueshëm./e.e

Të ngjashme