Shqiptari i famshëm bashkëpunon me Kim Kardashian për një reality show të ri – Lexo.al

Shqiptari i famshëm bashkëpunon me Kim Kardashian për një reality show të ri

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” përveçse ka bërë miliona me produktet që ajo ka hedhur në treg kohëve të fundit, ka bërë të ditur se po punon për një tjetër reality show, që do të ketë si protagonist mikun e saj të besuar, grimierin e famshëm shqiptar Mario Dedivanoviç.

Mësohet se ky reality show do të titullohet “Glam Masters” dhe do të jetë në formën e një konkursi për artistët e makeup-it që duan të marrin famë.

Dedivanoviç do të jetë në panelin e jurisë për të gjykuar punët e tyre ndërsa Kim është producente në reality show-n që do të nisë më 28 shkurt.