Shqipëria mer notën 10 për Vettingun, Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave – Lexo.al

Shqipëria mer notën 10 për Vettingun, Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave

Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Mediat ndërkombëtare publikuan detaje të progres-raportit që do të publikohet më 17 Prill. Aty konfirmohet për të parën herë hapja e negociatave me Shqipërinë që prej 2014-ës kur vendi mori statusin e kandidatit. Raporti vlerëson përparimet e bëra me reformat në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë.

“Reforma e administratës publike ka qenë e konsoliduar, me qëllim rritjen së profesionalizmit dhe depolitizimit të saj. Janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore, veçanërisht nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse të drejtësisë”.

Por raporti konfirmon se Komisioni Europian vijon të mbajë nën monitorim Vettingun.

“Rezultatet e vazhdueshme, konkrete dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të jenë vendimtare për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë”.

Përpara publikimit të progres-raportit, ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian diskutojnë në Luksemburg për Ballkanin Perëndimor. Pjesë e diskutimit është edhe mënyra se si do t’i referohen Kosovës, që ende nuk është njohur nga 5 shtete anëtare të unionit.

Progres-raporti do të jetë në fokusin e vizitës së përfaqësueses së lartë për Politikën e Jashtme të unionit Federika Mogerini, e cila pasditen e të martës mbërrin në Tiranë. Ajo do të takohet me Kryeministrin Rama, Presidentin Meta dhe kreun e opozitës Basha. Me vizitën në Shqipëri, Mogerini nis turin tre-ditor në Ballkanin Perëndimor, që vijon me Maqedoninë, Serbinë e Malin e Zi.

Pjesë nga raporti i KE-së për Shqipërinë:

Shqipëria ka vijuar të bëjë një progres të qëndrueshëm në zbatimin e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Reforma e administratës publike u konsolidua, me një përforcim të dukshëm të profesionalizmit dhe depolitizimit. U ndërmorën veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitetin dhe besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, veçanërisht përmes avancimit në zbatimin e një reformë gjithëpërfshirëse në drejtësi. Kjo përfshin rezultatet e para të prekshme në rivlerësimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingun), me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dhe në dëgjesat e para që sollën shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese.

Luftë e vendosur kundër trafikut të drogës

Përpjekje të mëtejshme më të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato në luftën kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, që kontribuan në ndërmarrjen e disa hetimeve proaktive, si dhe të arrestimeve dhe dënimeve. U morën masa të mëtejshme për të garantuar mbrojtjen efektive të të drejtave të njeriut, përfshi personat që u përkaisn pakicave si dhe komunitetit rom, si dhe politikat anti-diskriminim, ashtu sikurse edhe zbatimin e të drejtave të pronës.

Hapja e negociatatave që progresi të vijojë

Në kuadër të progresit të arritur, Komisioni rekomandon që negocitata e anëtarësimit të hapen me Shqipërinë, duke ruajtur dhe thelluar momentin aktual të reformave në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, në mënyrë të veçantë në të gjitha pesë prioritetet kyçe dhe të rezultateve të vazhdueshme dhe të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), pasi do të jetë vendimtare për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Për të mbështetur këtë, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave lidhur me drejtësinë, të drejtat themelorë dhe drejtësinë, lirinë dhe sigurinë e vendit.j.j

Të ngjashme