Shenjat që tregojne se ai/ajo të pëlqen! – Lexo.al

Shenjat që tregojne se ai/ajo të pëlqen!

I pëlqej apo jo?? Thjesht miq apo më shumë? Mos prisni derisa djali apo vajza t’ju rrëfejë nëse i ka rënë në kokë për ju apo jo. Ja disa shenja që tregojnë që vërtet i pëlqeni pa qenë nevoja ta tregojë me fjalë.
1-Gjuha e trupit

Kur përpiqet të imitojë gjeste dhe gjuhën tuaj trupore kjo tregon se kërkon të ndihet më i lidhur me ty.

2- Shikimi i turpshëm
Gjatë bisedave rastet kur ju sheh në sy janë të pakta kjo është shenjë e mirë, thjesht ka turp t’ju shohë sepse mendon se ju do e kuptoni sa shumë ju pëlqen.
3- Shikimi në sy

Kjo mbase ju konfuzon pak por në disa raste personi në fjalë pëlqimin e tregon edhe me shikimin shigjetues ndonëse në shumicën e rasteve ju vë pafund në siklet.
4-Kontakti/prekjet
Kur gjithmonë gjenë një pretekst për t’ju dhënë apo marrë diçka me qëllimin e vetëm për të prekur dorën tuaj.
5-Merr gjithmonë iniciativën
Kur ju kërkon të flisni bashkë më shumë se të tregojë çfarë i ka ndodhur ai thjesht ka pretekstin ideal për të qëndruar me ty.
6-Takimet rastesore

Jo çdo gjë është rastësi. Të dy në të njëjtën kafe, rrugë, orë?? Jo gjithmonë ndodh rastësisht, mund të fshihen dhe disa tentativa të tij/saj sepse thjesht ju pëlqen.
7-Shumë të përbashkëta
Gjatë bisedës përmendet shpesh fjala “edhe unë” ose “uaa si unë” të jesh i bindur që dikush po mendon për të dy.
8-Batuta ngacmuese

I pëlqen të bëj batuta me ty apo për ty, nuk është nevoja të kalosh në mbrojtje thjesht vazhdo lojën, sepse dhe kjo tregon pëlqim.
9-Bëhet nervoz

Nëse derdh pak ujin teksa të mbush gotën kjo nuk ndodh sepse nuk ka mbushur kurrë një gotë me ujë, por sepse prezenca jote e bën të ndihet nervoz dhe kjo ndodh kur ka vërtetë pëlqim.J.J