Prokurori i Përkohshëm/ SHBA e prerë: Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta, Llalla duhet të largohet urgjentisht – Lexo.al

Prokurori i Përkohshëm/ SHBA e prerë: Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta, Llalla duhet të largohet urgjentisht

Në kulmin e diskutimeve për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri ndërhyn edhe ambasada e SHBA-ve. Vetë ambasadori Donald Lu nëpërmjet një statusi të shkurtër rekomandon zgjedhjen e një kryeprokurori të përkohshëm me shumicë të thjeshtë, ashtu siç sugjeron edhe OPDATE e Euralius.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAL dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit. Ne nxisim Parlamentin të zbatojë ligjin”, deklaron ambasadori Lu.