SHBA: Do të tërhiqemi nga UNESCO – Lexo.al

SHBA: Do të tërhiqemi nga UNESCO

Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërhiqen nga UNESCO, duke e akuzuar organizatën për prirje kundër Izraelit.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert tha përmes një deklarate se “SHBA i kanë komunikuar Sekretares së Përgjithshme të organizatës, dëshirën për të mbetur të angazhuar me Organizatën e Arsimit,, Shkencës dhe Kulturës të OKB-së, në rolin e vëzhguesit, pa të drejtat kontribuese të një vendi anëtar.”

Sipas zëdhënëses së Departamentit të Shtetit, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga UNESCO do të ndodhë më 31 dhjetor të këtij viti.

Zyrtarët e organizatës shprehën keqardhje lidhur me vendimin amerikan.

Shtetet e Bashkuara anuluan një kontribut të konsiderueshëm buxhetor tek UNESCO në vitin 2011, si protestë për anëtarësimin me të drejta të plota të palestinezëve në organiztaën kulturore të Kombeve të Bashkuara.