Sërish kapet drogë në Brindizi, sekusetrohen 1.9 ton kanabis, pranga shqiptarit – Lexo.al

Sërish kapet drogë në Brindizi, sekusetrohen 1.9 ton kanabis, pranga shqiptarit

Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare goditën një tjetër rast të trafikut të drogës duke sekuestruar 1.9 ton kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy skafistët një shqiptar dhe një italian.

Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis, që vinte nga Shqipëria.

Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian D.P. 47 vjeç banues në Brindisi dhe një shqiptar B.H. 25 vjeç, banues në Vlorë.

Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia, sipas policisë së shtetit.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Të ngjashme