Senatori McCain e konfirmon: I dorëzuam FBI-së dosjen ruse të Trump – Lexo.al

Senatori McCain e konfirmon: I dorëzuam FBI-së dosjen ruse të Trump

Senatori amerikan, John McCain e ka publikuar një komunikatë për media përmes së cilës e konfirmon se vitin e kaluar kishte pranuar “informata të ndjeshme” të cilat më pas ia kishte dorëzuar FBI-së, ashtu siç edhe është raportuar së fundmi në media.

McCain ka thënë se nuk ka qenë në gjendje ta jepte një mendim për saktësinë e përmbajtjes së informatave.

Kjo është komunikata e tij e plotë:

Në fund të vitit të kaluar, pranova informata të ndjeshme të cilat janë bërë publike tashme. Në bazë të ekzaminimit të përmbajtjes dhe duke mos qenë në gjendje të jap mendim rreth saktësisë së tyre, ato i dorëzova te Drejtori i FBI-së. Kaq ka qenë kontakti im me FBI-n apo çfarëdo agjencie tjetër qeveritare në lidhje me këtë çështje.

Express/