Rusia dhe Kina do të venë gjithnjë veton kundër Kosovës në OKB – Lexo.al

Rusia dhe Kina do të venë gjithnjë veton kundër Kosovës në OKB

Qeveria në Prishtinë nuk ka gjasa për anëtarësim në Kombet e Bashkuara sepse Rusia e Kina nuk kanë arsye të mos vënë veto në Këshillin e Sigurimit, thotë për “Danas” Dushan Reliq, shef i Zyrës së Institutit gjerman për marrëdhënie ndërkombëtare e siguri në Berlin.

Veç kësaj, pesë anëtarët e Bashkimit Europian nuk janë të gatshëm ta njohin pavarësinë e Kosovës, para së gjithash për shkak të interesave të veta, për shembull Spanja të separatizmit në Katalonjë. Askush në BE nuk mund të kërkojë nga Beogradi diçka që pesë anëtarët e BE-së nuk janë të gatshëm ta bëjnë e kjo do të thotë që të pajtohet me shkëputjen e shqiptarëve të Kosovës, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Sipas tij, këto fakte e pamundësojnë Beogradin të punojë në normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, si njëri nga parakushtet kryesore për hyrjen në BE që edhe formalisht e juridikisht të heqë dorë nga pjesa e territorit të vet.

Se si do të dukej ky normalizim, sipas Reliqit , askush në këtë moment s’e di, madje as juristët perëndimorë të cilët me siguri diku janë duke e shkruar diku tekstin e marrëveshjes.j.j