Rrëshqitje dheu në Reps, probleme në Rrugën e Kombit – Lexo.al

Rrëshqitje dheu në Reps, probleme në Rrugën e Kombit

Një çarje e madhe është vënë re nga banorët e zonës në afërsi të Repsit, fare pranë Rrugës së Kombit në Shqipëri.

Çarja ka dëmtuar seriozisht një rrugë dytësore por gjithashtu edhe pjesën anësore të Rrugës së Kombit. Një karburant i instaluar në atë zonë është zënë përfund nga dheu i rënë për shkak të çarjes së shpatit të malit.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz, por dëmet, ashtu siç edhe duket nga fotot janë mjaft të mëdha. Mësohet se për shkak të reshjeve të shumta, shpati i malit në këtë zonë ka rrëshqitur, duke shkaktuar eriozion dhe çarjen e asfaltit