Rrëfimi i hidhur i aktorit legjendar: Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false dhe e verbuar nga paraja ma shpif – Lexo.al

Rrëfimi i hidhur i aktorit legjendar: Dua të vdes me qenin tim, kjo botë false dhe e verbuar nga paraja ma shpif

Legjenda e kinemasë franceze Alain Delon, shprehu dëshirën, në moshën 82 vjeçare, të vdesë me qenin e tij.

“Nga jeta nuk më intereson asgjë. E kam parë të gjithën, por mbi të gjitha e urrej këtë epokë.

Më vjen për të vjellë” u shpreh Alain Delon, legjenda e kinemasë franceze për të përjavshmen Paris Match, në një numër special kushtuar 60 viteve të karrierës së tij.

“Ka njerëz që urrej. E gjitha është falsitet. Nuk ka respekt, askush nuk e mban fjalën.

E rëndësishme është paraja. Çdo ditë dëgjojmë krime. Unë di se do ta lë këtë botë pa keqardhje”, vazhdon ai.

E gjithë bota vdiq”, nënvizon aktori, i cili s’ka shumë që humbi aktoren Mireille Darc, me të cilën kishte ndarë jetën në vitet  1970.

Delon shpjegon se aktualisht nuk ka asnjë grua në jetën e tij:

Nuk them që s’ka kandidate. Ka 10, por asnjëra prej tyre nuk më leverdis për t’i dhënë fund jetës sime.

Mund të martohesha më një grua, nëse do të ishte e gatshme të më shoqërojë deri në fund,” pohoi ai, ndërsa shprehu dëshirën të vdiste bashkë me qenin e vet.

Ai foli edhe për trajektoren e tij në kinema:

Unë nuk kam bërë asgjë. Lashë shkollën në moshën 14 vjeçare….

Jam një personalitet i fortë që e futën në kinema. Mund të them pa një modesti false që ia dola!”/e.e

Të ngjashme