Rrëfehet Luana: Kam jetuar si emigrante në Belgjikë, ja pse vendosa të kthehem në Shqipëri – Lexo.al

Rrëfehet Luana: Kam jetuar si emigrante në Belgjikë, ja pse vendosa të kthehem në Shqipëri

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ka rrëfyer një pjesë të jetës të saj për të cilën nuk është shprehur asnjëherë në publik.

Luana gjatë intervistës në emisionin ‘’Më fal për shprehjen’’, të Elvis Pupës, ka treguar se kur ajo ka qenë e vogël ka emigruar drejt Belgjikës së bashku me familjen e saj.

Luana ka treguar se ka qëndruar për një kohë të shkurtër në Belgjikë dhe më pas është rikthyer në Tiranë, sepse nuk mund të qëndrojë larg Shqipërisë.

Duke parë karrierën e suksesshme në televizion të moderatores, ajo mesa duket ka bërë zgjedhjen e duhur që është kthyer në atdhe.