Romeo Karaj: Strategjia e re antiimperialiste e Klanit të Likes – Lexo.al

Romeo Karaj: Strategjia e re antiimperialiste e Klanit të Likes

Shkruan Romeo Karaj

Klani i Likes, sapo performoi ne menyre kuptimplote strategjine e re antiimperialiste.

Ne kulmin e perplasjeve me Ameriken dhe Europen, klani qe predikonte integrimin me Perendimin, filloi te zgerdhije dhembet me qetesi e dashuri nga Lindja.

Ne te njejten kohe klanistet integrues, u shfaqen ne Tirane, Beograd e Moske.

Ka te dhena se klani ka cuar emisare edhe ne Kine dhe Iran.

Ne Tirane, bolsheviku i pandreqshem Balliu, perpunoi kontraversin e coroditur Myftaraj, duke e nxjerre ne emisionin llomotites “Ju flet Moska”, qe transmetohet nga televizioni i trafikantit nga Ndroqi.

Nga Moska performoi prane Putinit, personazhi i studiuar direkt nga Kanti, per arsyen e tij te kulluar, buongiornisti Luan Rama.

Kapakun ia vuri shfaqjes, babai legjendar i klanit, heroi i luftes se trete boterore, dashuria dhe qetesia ne shkallen siperore, Likja dora vete.

Per te qene i sinqerte, kapakun ja vuri Izeti, se ai nuk rri dot pa u mburrur me vilat e Likes ne Beograd.

Tani te gjeje vend ku te futet Amerika me boshtin Skrapar-Beograd-Moske perballe.