Real-PSG, Marcelo: “Nuk mendojmë vetëm për Neymar…!” – Lexo.al

Real-PSG, Marcelo: “Nuk mendojmë vetëm për Neymar…!”

Është Marcelo futbollisti i përzgjedhur për konferencën për shtyp në vigjilje të supersfidës Real Madrid-PSG. Braziliani ka analizuar përballjen mes më të mëdhenjve në Champions League, si dhe situatën e skuadrës së tij. “Kam fituar shumë tituj me Real Madrid, por jam i motivuar çdo ditë për të fituar edhe më shumë. Kjo na ndihmon të luftojmë për këtë ndeshje dhe për të mbrojtur këtë titull”, u shpreh ylli i krahut të majtë të Real Madrid.

“Nuk kemi çfarë t’i dëshmojmë askujt, e dimë se çfarë mund të japim dhe mund të bëjmë. Është një ndeshje shumë e bukur në të cilën të gjithë do të donin të luanin. Ata që flasin nuk na ndikojnë, ndërsa nuk flasin kur gjërat shkojnë mirë. E kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë, kemi patur në dispozicion kohën për ta përgatitur. Është një ndeshje shumë e vështirë, nuk mendojmë vetëm për Neymar, apo për tre futbollistë, mendojmë për të gjithë PSG-në”, deklaroi Marcelo.