Rama i përvishet LSI-së: Janë si një biznes, nuk kanë lidhje me Shqipërinë – Lexo.al

Rama i përvishet LSI-së: Janë si një biznes, nuk kanë lidhje me Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e kësaj të hëne në Kashar të Tiranës, ku para simpatizantëve socialistë ka sulmuar sërish LSI-në. Rama deklaroi se LSI nuk ka lidhje me Shqipërinë, pasi janë të lidhur me tepsinë. Kryeministri e quajti LSI-në si një parti biznes.

Ata nuk kanë lidhje me Shqipërinë, janë të lidhur me tepsinë. Janë si një biznes, nuk prodhojnë salcë, por prodhojnë vota dhe nga riprodhimi i votave shkojnë tek tepsia. Nuk kam pasur kurrë pasion ti jap makinës, por unë flas për timonin e qeverisjes. Edhe LSI ka kontribuar, por ne e kishim mendjen tek reformat, ndersa ata tek tepsia. Nuk kemi luftë as me atë qe i kemi aleatë deri më 23 qershor dhe as me askënd, ne duam shtet”, tha Rama.

Kryesocialisti deklaroi se reforma në drejtësi është e serish e rrezikuar nëse PS nuk merr timonin e reformave. Rama tha se ‘drejtësia’ kërcënohet nga Luli, Petriti dhe të tjerët.

Reforma në drejtësi është e rrezikuar nga Luli, Petriti dhe gjithë të tjerët. Për të garantuar reformën në drejtësi duhet kokëfortësia e PS”, tha Rama.

Mes të tjerash ai ironizoi dhe programin ekonomik të PD-së, që sipas tij është varianti modern i Sudes. Rama tha se shpreh keqardhjen e tij që politikanët e tjera vazhdojnë, sipas tij, të tallen me njerëzit. “Do ulim taksat, thotë Luli. Po taksa për biznesin e vogël është zero! Luli mbase mund t’i çojë nën zero”, tha Rama.

Varianti modern i Sudës, është PD. Dhe thonë që e kemi marrë nga Amerika, po ça Amerike! Këta sikur kanë dalë nga Konferenca e Pezës dje, por pa patriotizmin e kësaj konference. Vetëm rrumpallë mund të bëjnë këto lloj lulesh. Unë nuk u them as anëtarëve të PD që ejani merrni teserën e PS. Unë u them jini kush të doni, por kur shkoni tek zyra e shtetit, keni probleme. Ishin në Vlorë. E bëjnë Vorën F.F, dy F. Tek Fiqiriu, krushku i Fatmir Mediut. Del partia e Hipotekës dhe thotë duam kaq %. Dhe unë them se nuk duhet t’i kenë partitë zyrat e shtetit. Po ua them copë, administrata shtetërore në 27 vite nuk u bë dot. Kemi bërë përmirësime të ndjeshme të administratës që është lartë. Po nuk na dhatë fuqinë që të kemi ne timonin. Ca të tjerë duan tepsinë, jo Shqipërinë, se kjo është loja.”, pohoi Rama.