Rama flet pas shtyerjes së seancës: Kuvendi s’mund të jetë më klub të dehurish, opozita është e papërgjeshme – Lexo.al

Rama flet pas shtyerjes së seancës: Kuvendi s’mund të jetë më klub të dehurish, opozita është e papërgjeshme

Kryeministri Rama ka folur në përfundim të seancës së pasdites duke iu përgjigjur pyetjes nëse e ka fyer Berishën.

Rama tha se ka folur nëpër dhëmbë, duke theksuar se duhet të merren me aspektin serioz të situatës.

Ai e ka cilësuar drejtimine Kuvendit nga Ilir Meta si një klub të dehurish ndërsa tha se opozita duhet ta kuptojë se kjo kohë ka përfunduar.

“Opozita nuk po bindet që Kuvendi nuk është klub të dehurish siç ishte deri më 25 Qershor. Keqardhja bëhet më e thellë kur e përdorin lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. është rihapur çadra dhe është rivënë pllaka e gramafonit…” – tha Rama.

ERTV Live😊: Kuvend – Opozita në një proces absurd, kërkon debat dhe bllokon foltoren. Si ta fusim këtë opozitë në rrugën e arsyes duke mos shkelur rregullat që kemi miratuar bashkërisht?!

Publié par Edi Rama sur jeudi 12 octobre 2017