Rahovec, rreth 230 mijë euro për gjelbërim dhe ndriçim – Lexo.al

Rahovec, rreth 230 mijë euro për gjelbërim dhe ndriçim

Në komunën e Rahovecit pritet të nisë puna për zbatimin e disa projekteve si në krijimin e hapësirave të gjelbra dhe ndriçimin publik, me vlerë 230 mijë e 493 euro.

Kjo u bë ditur gjatë nënshkrimit nga kryetari i komunës së Rahovecit , Smajl Latifi, të marrëveshjes për bashkëfinancim të këtyre projekteve me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Sëiss Intercooperation, menaxhuar nga Projekti DEMOS.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projektet të cilët do të bashkëfinancohen janë: “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec”.

Shuma totale për realizimin e projekteve është 230 mijë e 493 euro, ku DEMOS do të kontribuojë me 95 mijë e 493 euro, kurse komuna e Rahovecit për realizimin e këtyre projekteve, nga buxheti i saj për vitin 2018, do të ndajë 135 mijë euro.

Fondet e marra donacion nga projekti DEMOS, do të shpërndahen në këtë mënyrë: 75 mijë euro për projektin “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe 20 mijë e 493 euro për projektin “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec”.

Detyrimet e komunës së Rahovecit janë, që pas pranimit të marrëveshjes të nënshkruar dhe të protokolluar, të hartojë projektet zbatuese, si dhe të zhvillojë gjithë dokumentacionin e nevojshëm që projekti të mos ketë pengesa në realizim.