Pse meshkujt shohin më shumë ëndrra seksuale se femrat – Lexo.al

Pse meshkujt shohin më shumë ëndrra seksuale se femrat

Ëndrrat janë gjithçka që keni dashur dhe keni mundur të bëni pa dijeninë e askujt tjetër. Mund të ndodhë që shkak i një ëndrre sensuale të jenë pikturat erotike apo një film pornografik që ndoshta u jep më shumë ide, të cilat mund të kenë ekzistuar edhe më parë në mendjen tuaj.

Kërkuesit e seksit kanë vënë re se, pjesa më e madhe e çifteve kanë turp të fillojnë aktin seksual pikërisht për shkak të ëndrrave të tyre, të cilat janë kaq të bukura dhe të sikletshme njëkohësisht sa që është shumë e vështirë për ta të vihen në realitet.

Ata e kanë të vështirë të kuptojnë se pothuajse të gjithë llojet e pornografisë kanë një element bazë, atë të perfeksionit. Nuk do të mund të arrihej kurrë një mashkull apo një femër të quhej partner apo partnere e denjë për seks, nëse nuk do të ekzistonin ëndrrat e seksit por edhe shtysat për to.

Meshkujt dhe femrat

Meshkujt nga natyra janë shumë të ndryshëm nga femrat, pasi e kanë më të lehtë të marrin vendimin për të kryer marrëdhënie edhe pse kanë pak kohë që e kanë njohur partneren, dhe e vetmja dëshirë e tyre është që të bëjnë performancën më të mirë.

Nga ana tjetër gjinia femërore vë më shumë theksin tek emocionet, se sa tek dëshira për të bërë një marrëdhënie seksuale që të lë pa mend. Por ajo që i bashkon më shumë të dyja gjinitë, janë fantazitë dhe ëndrrat për seks.

Të ëndërrosh nuk është ndonjë e veçantë e madhe apo një “pasuri”, por padyshim që kanë sharmin e tij. Për shembull një mbidozë e ëndrrave tuaja në dëshirën për seks mund të bënte që ju të përfshiheshit më shumë gjatë aktit, por edhe mund t’u largonte nga e dashura me të cilën po shoqëroheshit.

Sipas rezultateve të studiuesve, meshkujt janë më të prirur se sa femrat që të kenë ëndrra seksuale. Meshkujt janë njohur si shenja negative, ana që “jep”, pra edhe nëse ka një kontroll të fortë të asaj që ai ka ndërmend të japë, dhimbje apo kënaqësi, ai do të vazhdojë të mbetet shenja negative. Nga ana tjetër femrat janë ato që “marrin”. Ato janë shenja pozitive që marrin gjithçka, dashuri, dhimbje, fyerje, turp dhe sigurisht edhe seks. Pra femrat nuk kanë nevojë të qëndrojnë zgjuar dhe për të marrë forca për të kënaqur partnerin, ndërsa meshkujve u duhet kohë dhe fuqi për të “përforcuar” dëshirën e tyre seksuale. Ndaj meshkujt duhet të “kontrollojnë” dëshirat e tyre duke ëndërruar më shumë nga sa duhet.

Fantazitë dhe ëndrrat

Studimet laboratorike kanë provuar se meshkujt që kanë shtuar numrin e ëndrrave seksuale, edhe numri i ereksioneve të tyre është shtuar. Por nëse ëndërroni edhe ditën, atëherë i keni punët keq.

Meshkujt kanë tendencën të përjetojnë më shumë shenja si qenie seksuale se sa femrat. Për ta edhe sinjali më i vogël mund të vërë në lëvizje hormonet e testosteronit. Pjesa më e madhe e tyre nuk harrojnë të mbajnë mend atë që kanë ëndërruar. “Në kërkim” të ëndrrave të tyre, shumë meshkuj kanë përmendur një prej atyre skenave të ëndërruara gjatë bisedës për veten e tyre apo edhe për çiftet e tjera.

Pjesa më e madhe e ëndrrave ishin për femra të cilat donin të kryenin marrëdhënie me ta, apo thjesht t’i joshnin.

Më shumë se gjysma e meshkujve në shumë vende të botës mendonin se ereksioni është një element më shumë që duhet të ndjejnë dhe të përmbushin gjatë seksit.

Ndërsa femrat humbasin të gjitha fantazitë e tyre seksuale tek ëndrrat. Për to ëndrrat seksuale janë një mënyrë shumë e mirë për t’i dhënë më shumë entuziazëm raportit intim.