Progres-raporti/ Basha në Gjermani, Balla: Shpresoj mos lobojë kundër hapjes së negociatave – Lexo.al

Progres-raporti/ Basha në Gjermani, Balla: Shpresoj mos lobojë kundër hapjes së negociatave

Në pritje të dhënies zyrtarisht të rekomandimit për hapjen e negociatave, kryetari i grupit të PS, Taulant Balla akuzoi Bashën dhe opozitën se duan ta bllokojnë procesin.

Lideri i PD ndodhet në një vizitë në Gjermani, ndërsa Balla i bëri thirrje që të mos lobojë kundër hapjes së negociatave. Për Ballën Shqipëria meriton hapjen e negociatave, ndërsa shtoi se nuk është fitore e PS, por e të gjitha qeverive që kanë kontribuar.

“Sjellja e patolerueshme e PD ka të bëjë me kundërvënien kundër Reformës në Drejtësi dhe hapjes së negociatave. Shpresoj që Basha të mos investohet me nje lobim kundër hapjes së negociatave edhe me prezencën e fundit në Berlin. Si çdo shqiptar që e do vendin e vet, Basha duhet të lobojë pro hapjes së negociatave, pasi nuk është fitore e PS, por një kulmim i një procesi historik ku kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Prej nesër fillon një proces i ri për lobingun pozitiv që Shqipëria duhet të bëjë në vendet anëtare, pasi kalon në vendet anëtare dhe janë ata që vendosin“, shkruan Balla

Nesër KE do të prezantojë progres raportin, që sipas të gjitha gjasave do të rekomandojë hapjen e negociatave me BE.