Procedohen 3 persona në Gramsh, kërcënuan biznesmenin për fushatën – Lexo.al

Procedohen 3 persona në Gramsh, kërcënuan biznesmenin për fushatën

Policia e Elbasanit ka proceduar në gjendje të lirë disa persona pasi kanë kërcënuar një 37-vjeçar.

Mësohet se B.B., 35 vjeç, V.B., 31 vjeç, M.H., 25 vjeç, të tre banues në Gramsh, si përfaqësues të një subjekti politik në Gramsh, dyshohen të kenë kanosur A.XH, 37 vjeç, banues në Gramsh, para dyqanit të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.