Prapaskena e bujshme: Real ofroi €250 mln për Messi, kontratë në avion privat dhe presion kryeministrit – Lexo.al

Prapaskena e bujshme: Real ofroi €250 mln për Messi, kontratë në avion privat dhe presion kryeministrit

Real Madrid dëshironte Leo Messi dhe ishte i gatshëm të paguante klauzolën për blerjen e yllit argjentinas të Barcelonës, që në qershor të vitit 2013. Vetëm disa muaj përpara se të nënshkruante kontratën me Gareth Bale. Ishte avokati i futbollistit argjentinas të Barcelonës që informoi babain e yllit blaugrana, Jorge Messi, mbi një interesim të “Los Blancos”, të cilët ishin të gatshëm të paguanin plot 250 milionë euro për lirinë e futbollistit. Prapaskenat janë zbuluar dhe konfirmuar nga Spiegel, anëtar i rrjetit EIC, të cilit i përket edhe “EL MUNDO”, që ka marrë informacionin.

Sikurse raportohet nga media gjermane, Leo Messi mori në konsideratë ofertën e klubit madrilen, qëllimi i të cilit ishte të paguante 23 milionë euro neto në sezon për Messi, për një kontratë deri në 2021 dhe një million më shumë për babain e tij. Të pyetur nga rrjeti EIC, Real Madridi komentoi se ky informacion nuk përputhet në asnjë mënyrë me realitetin, duke e konsideruar tërësisht fallso.  

Më tej lajmi përfshin edhe detaje të tjera, sikurse një plan të jashtëzakonshëm për të siguruar firmën. Takimi për nënshkrimin e kontratës ishte planifikuar të zhvillohej në një avion privat, në prezencë të Leo Messi; avokatit të tij të asaj kohe, Juárez, Florentino Pérez, drejtorin sportive të asaj kohe Miguel Pardeza, si dhe një avokat nga klubi madrilen. Gjithmonë referuar “Spiegel”, Iñigo Juárez i ka thënë Jorge Messi se Real Madrid kishte premtuar të ushtronte presion mbi Rajoy, që asaj kohe ishte kryeministri i Spanjës, në lidhje me çështjen e evazionit fiskal, që ishte çelur ndaj futbollistit.

Të ngjashme