“Perëndia krijoi botën për 7 ditë, Obama mund të shkatërrojë për 9” – Lexo.al

“Perëndia krijoi botën për 7 ditë, Obama mund të shkatërrojë për 9”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova është shprehur e shqetësuar në lidhje me veprimet e mundshme të administratës së Barack Obamës në nëntë ditët e fundit të presidencës së tij.

Ajo në rrjetin social Facebook thotë, se “Perëndia e krijoj botën për shtatë ditë. Administrata e Obamës ka dy ditë më shumë për të shkatërruar atë”, transmeton lajmi.net.

Administrata e re amerikane do të marrë detyrën pas inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump më 20 janar.

Departamenti i Thesarit të SHBA-së të hënën njoftoi futjen e pesë sanksioneve të reja kundër rusëve, sanksione të reja amerikane janë hap shtesë në degradimin e marrëdhënieve dypalëshe.