Përdorni çdo ditë e më shumë “Facebook”-un, zbuloni në cilën kategori bëni pjesë – Lexo.al

Përdorni çdo ditë e më shumë “Facebook”-un, zbuloni në cilën kategori bëni pjesë

Një pjesë e madhe e njerëzve e përdorin rrjetin social “Facebook” për t’i “spiunuar” të tjerët, duke mos e ditur se llogaria juaj në “Facebook” mund të zbulojë shumë rreth personalitetin tuaj.

Sipas hulumtimeve, aktiviteti juaj në “Facebook” zbulon shumë për personalitetin e një njeriu, duke përfshirë atë se sa kanë vetëbesim apo sa janë narcizistë.

Hulumtuesit kanë zbuluar se:

– Personat e zemëruar e përdorin “Facebook”-un për të kërkuar vëmendje nga të tjerët.

– Narcizistët e përdorin për të treguar rreth arritjeve ty tyre, dietave dhe ushtrimeve, si dhe për të kërkuar vëmendje përmes pëlqimeve të shumta.

– Personat e hapur, kureshtarë dhe kreativë, e përdorin kryesisht për tema intelektuale dhe politike.

– Personat e ndërgjegjshëm nuk postojnë aq shpesh, dhe kur e bëjnë këtë, është kryesisht rreth fëmijëve të tyre

– Personat me vetëbesim të ulët postojnë kryesisht për partnerët e tyre.