Përcillet sot komisar Nikoll Vatnikaj, mesazhi prekës i vajzës – Lexo.al

Përcillet sot komisar Nikoll Vatnikaj, mesazhi prekës i vajzës

Një ndër drejtuesit më të njohur të Policisë së Tiranës, eshtë ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Kryekomisari Nikoll Vatnikaj mësohet se ka pësuar një atak kardiak e nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Ndarjen nga jeta të kryekomisarit e kanë përjetuar me dhimbje të madhe familjarët e tij, sidomos vajza, Desantila, një prej blogereve të njohura në Shqipëri.

Kështu do të jemi përjetë, unë këtu, ti prej atje lart. Jam goca e Nikollës, me krenari, përjetë! Më këpute ba!”­ shkruan Desantila bashkangjitur fotografisë me babain e saj të ndjerë.

Sot ne oren 10:­12, ne Pallatin e Kongreseve do te kryhen homazhet e percjelljes se kryekomisarit.