PD “frikë” për arrestimet e janarit, tërhiqet nga kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve – Lexo.al

PD “frikë” për arrestimet e janarit, tërhiqet nga kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve

Partia Demokratike duket se është frikësuar nga paralajmërimet se në janar do të nisë arrestimi i “peshqve të mëdhenj”.

Për këtë arsye, ajo është tërhequr nga propozimi për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të datës 23 tetor, propozoi hartimin e një amendamenti kushtetues për të zhveshur nga imuniteti çdo deputet.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Basha kërkoi edhe një ngritjen e një grupi pune, me ekspertë ligjorë të opozitës, për hartimin e amendamentit, me të cilin do të sfidonte shumicën në Kuvend.

Kërkesa e Bashës u bë pasi mazhoranca votoi në Kuvend që të mos i hiqej imuniteti Saimir Tahirit, me argumentin se kërkesa për arrestimin e tij, kishte prapavijë politike.

Teksa kanë kaluar 28 ditë nga kërkesa e Bashës, burime pranë Partisë Demokratike, bëjnë me dije se asnjë grup pune nuk po merret me një amendament të tillë.

Frika e opozitës nuk qëndron tek drejtësia aktuale, por tek veprimi i mundshëm i Byrosë së Hetimit dhe Prokurorisë së Posaçme.

Pavarësisht fuqisë dhe pavarësisë së organeve të reja antikorrupsion, imuniteti kushtetues do të shërbente si një digë përballë çdo dallge kundër deputetëve të të gjithë krahëve./Shqiptarja