PD e kapur ‘me thonj’ pas Llallës – Lexo.al

PD e kapur ‘me thonj’ pas Llallës

Nga Armando Meta/

PD qartazi në këto minutat e fundit është kapur ‘me thonj’ pas Llallës, duke bërë çdo përpjekje për ta mbajtur atë në post, duke mos pyetur as për ligj, as për Kushtetutë dhe për asgjë. Paradoksi është se për këto shkelje të rënda kushtetuese që porpozon vetëm për të mbajtur në post Llallën, akuzon të tjerët se po shkelin Kushtetutën. Sot Llallës i mbaron mandati si Kryeprokuror. Në këtë pikë çdo gjë është e qartë. Me përfundimin e mandatit Kuvendi ka nisur procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përkohshëm. Por PD është e vendosur ta mbrojë Llallën me çdo kusht, pavarsisht se ato që propozon janë gjërat më flagran te të shkeljes së Kushtetutës, që edhe mëndja me më pak njohuri ligjore e kupton se ajo çka propozon PD është një dhunim flagrant i Kushtetutës.

Kryeministri Rama një ditë më parë i kërkoi Bashës një tryezë, në të cilën të diskutohet edhe për Kryprokurorin e ardhshëm, si dhe për një Pakt Kombëtar për integrimin. Një përpjekje kjo për ta futur në hulli normal shkapardisjen e Bashës, i cili ende duket se nuk ka kuptuar se realitetet e botës së sotme moderne janë krejt të tjera nga ato që i la paraardhësi i tij. Madje në këtë lëvizje Rama synon që ta bëjë Bashën edhe pjesë të suksesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Por kundërpërgjigjia e Bashës ishte jo vetëm për të ardhur keq, por edhe një përpjekje donkishoteske për të mbajtur në këmbë një prokuror të cilit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të rrijë më në atë zyrë asnjë minut.

Në këtë vorbull të krijuar nga vetë PD nuk po kursehet as SHBA dhe BE, të cilat demokratët po i sulmojnë ashpërsisht duke u tundur Kushtetutën e duke ju deklaruar se memot e tyre ‘s’pinë ujë’ para dokumentit themelor. Por ky sulm është tejet paradoksal, sepse vetë PD synon të shkelë Kushtetutën për të mos e lënë Llallën të dalë nga zyra. “Bën i si them unë, mos bëni si bëj unë” është morali i fabulës së PD. Pavarësisht kësaj fati i Llalës është përcaktuar tashmë. Ai do të dalë nga zyra pavarësisht shërbesave të fundit që po i bën PD në këmbim të hedhtjes së tij për zullumet që ai u ka mbulur ndër vite për aferat që ka dërrmuar rëndë ekonominë shqiptare dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë./javanews.al