Pas transferimit vjen edhe ftesa për Gurin, sulmuesi vishet kuqezi – Lexo.al

Pas transferimit vjen edhe ftesa për Gurin, sulmuesi vishet kuqezi

Klubi i Kukësit ka bërë të ditur se Sindrit Guri është ftuar nga trajneri i përfaqësueses shqiptare, Kristian Panuçi, për të qenë pjesë e kuqezinjve në grumbullimin për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Ukrainës.

Guri është aktualisht golashënuesi më i mirë shqiptar në Superiore, ndërsa prej kohësh përflitej se do të bëhej pjesë e kuqezinjve. Me sa duket transferimi i tij i fundit drejt Ostende i ka mbushur mendjen trajnerit Panuçi që ta ftojë atë për të rivalizuar me emra si Sadiku, Cikalleshi e Balaj.

Njoftimi i Kukësit

Sindrit Guri vishet kuq e zi.

Pas bluzes se kampioneve ne fuqi Sindrit Guri tani vishet me ate te ekipit te kombetares shqiptare.

Me ne fund duket se pas ekipit belg te Ostendes, Sindrit Guri ka bindur dhe trainerin e Kombetares Shqiptare Kristian Panuci per tu bere pjese e saj.

Para dy vitesh Guri erdhi tek Kukesi si nje lojtar i zakonshem po fale punes se tij dhe te ekipit kukesian arriti te behet nje nga lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar.

Per klubin kukesian ky eshte nje vleresim qe pohon edhe njehere se kukesi eshte nje ekip me peshe ne futbollin shqiptar.

Sindrit Guri i bashkohet lojtareve te tjere qe nga radhet e Kukesit jane bere pjese e kombetares shqiptare dhe asaj kosovare si Cikalleshi, Kolici, Alla, Musolli, Hoxha.

Klubi kukesian i uron suksese te metejshme Sindrit Gurit ne karrieren e tij futbollistike.