Pa rregulla sigurie, gjobë 14 subjekteve që tregtojnë gaz – Lexo.al

Pa rregulla sigurie, gjobë 14 subjekteve që tregtojnë gaz

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka gjobitur 14 subjekte të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse në tetor 2017.

Inspektorat që janë penalizuar janë biznese që nuk kanë respektuar standardet që lidhen me sigurinë mbi gazin dhe dokumentacion.

Vlera e gjobave është mbi 3 milionë lekë.

Inspektorati Shtetëror deklaron se ‘Fokusi i kontrolleve të kryera ishte zbatimi i dispozitave të ligjit nr.8450 datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, ligji nr.32/2016 datë 24.03.2016 “Për garantimin e sigurisë së punës së pajisjeve/instalimeve nën presion” si dhe VKM  nr.212, datë 16.3.2016 “Për përcaktimin e kushteve dhe të rregullave teknike për përpunimin e bombolave të mbushura me gaz të lëngshëm të naftës (GLN)” dhe ligji nr. 8734, datë 01.02.2001 “Për garantimin e sigurisë se punës te pajisjeve dhe instalimeve elektrike”, i ndryshuar”.