Nuk të kanë ardhur “ato” apo të dhemb barku? Ja pse – Lexo.al

Nuk të kanë ardhur “ato” apo të dhemb barku? Ja pse

Menstruacionet nuk janë periudha më e lumtur e muajit. Fluksi i tyre gjithashtu ndryshon në varësi të individit. I lehtë, i rëndë, i gjatë, tre ose tetë ditë. Dhimbja është e zakonshme, por një dhimbje ekstreme mund të mos jetë dhe aq.  Jam munduar të bëj një përmbledhje me pyetjet më të zakonshme rreth menstruaconeve.Nëse keni të tjera, më shkruani.

Çfarë ndodh nëse nuk më vijnë një muaj ose e kam ciklin e parregullt ?

Kur nuk të vjen cikli për një muaj ose ke vonesa, arsyeja më e zakonshme është shtatzania. Nëse kjo ndodh, përdorimi i një testi shtatzanie është mënyra më e mirë për ta ditur më siguri. Megjithatë shumë vajza kanë menstruacione jo të rregullta dhe ti mund të jesh gjithashtu një prej tyre për këtë herë.

Ja disa arsye se pse cikli yt menstrual mund të ndryshojë:

  • Probleme shëndetësore
  • Medikamente
  • Menopauza
  • Çrregullime hormonale
  • Stress
  • Udhëtime
  • Ushyerje e dobët
  • Stërvitje e trepruar
  • Humbje apo shtim peshe i papritur .

Nëse dyshon se je shtatzanë apo ke ndryshime në ciklin tënd, kontakto me mjekun e familjes.

Çfarë është PMS ose shqip SPM ( simptoma pre menstruale) ?

Simptomat pre-mestruale ndodhin dy javë para menstruacioneve dhe kanë të bëjnë më ndryshimet fizike dhe emocionale që mund të ndjesh.

Simptomat përfshijnë:

  • Akne
  • Fryrje barku
  • Dhimbje dhe fryrje gjoksi
  • Të qara
  • Depresion
  • Lodhje
  • Dhimbje koke
  • Oreks
  • Dhimbje muskujsh
  • Ndryshim humori
  • Probleme gjatë gjumit
  • Problem me stomakun

Çfarë mund të bëj për të larguar dhimbjet menstruale ?

Gjatë menstruacioneve kemi kontraktime të muskujve dhe të mitrës, prandaj kemi dhe dhimbje. Ja çfarë mund të bësh që të lehtësosh dhimbjet:

  • Orgazëm
  • Masturbim
  • Ushtrime
  • Pushim
  • Barna kundër dhimbjeve
  • Të qëndrosh në banjë me ujë të nxehtë
  • Të përdorësh diçka të nxehtë mbi zonën
  • Yoga

Nëse mensruacionet të pengojnë të bësh aktivitetet të cilat bën zakonisht, bisedo me doktorin tënd për strategjitë që mund të përdorësh për të lehtësuar këto simptoma.

Po nëse menstruacionete mia janë shumë të dhimbshme, pothuasje të padurueshme ?

Menstruacionet e dhimbshme quhen ndryshe dhe dysmenorrhea. Ato karakterizohen nga dhimbje në zonën pelvike apo në pjesën e poshtme të barkur, të shoqëruara me dhimbje në pjesën e mbrapme, diarre apo nauzea. Ndërkohë që nëse përjeton dhimbje konsistente gjatë menstuacioneve atëherë ka mundësi të vuash nga endometrioza.

Endometrioza 

Është një sëmundje kronike që prek një numër shumë të madh grash.  Endometrioza ndodh kur indet që normalisht ndodhen brënda mitrës, rriten jashtë saj.  Ato rriten dhe më pas copëtohen dhe fluksojnë gjatë çdo cikli  menstrual. Nëse ke shënja që vuan nga endometrioza kontrollohu të një doktor, te mjeku i familjes, apo te një gjinekolog.

Simptomat mund të përfshijnë:

  • Humbje gjaku gjatë dhe midis ciklit
  • Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
  • Shterpësi
  • Dhimbje gjatë urinimit dhe menstruacioneve

Dhimbjet gjatë menstruacioneve mund të paralelizohen dhe me problematika, sëmundje apo çrregullime të tjera . Këto që përmendëm janë disa prej tyre, kështu që nëse sheh që menstruacionet po ndërhyjnë në cilësinë e jetës tënde, atëherë bëhu avokat i vetes. Vizitohu, kontrollohu dhe këshillohu me mjekun tënd, nuk është kurrë turp./e.e