Një tjetër gol për historinë, Leo Messi arrin rekordin e Gerd Muller – Lexo.al

Një tjetër gol për historinë, Leo Messi arrin rekordin e Gerd Muller

Leo Messi, ylli i Barcelonës dhe lojtari më i mirë në histori, shënoi një gol për historinë të dielën. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi golin e dytë të skuadrës katalanase në fitoren 2-0 ndaj Villarreal, në fushën e këtij të fundit. Argjentinasi, me këtë gol, jo vetëm që rrit llogarinë personale si golashënuesi më i mirë i La Liga (2017-2018), por erdhi në figurën mitike të 300 fitoreve me Barcelonën në Spanjë. Ai ka rreth 300 fitore në 397 ndeshje me Barcelonën, në kampionatin spanjoll. Megjithatë, kjo shifër magjike nuk ishte e vetmja që Leo Messi arriti të dielën ndaj Villarreal. Ai mbërriti sulmuesin legjendar gjerman, Gerd Müller. Messi kapi shifrën e 525 golave me fanellën Blaugrana, ​​pas Müller, që kishte shënuar kaq shumë gola me një klub në mesin e pesë ligave më të mëdha europiane (Angli, Gjermani, Itali, Francë dhe Spanjë). Gerd Müller e regjkistroi këtë sukses me Bayern Munich, ndërsa tani Leo Messi i ka arritur këto 525 gola me Barcelonën.

Muller

  • 1965-1966: 16 gola
  • 1966-1967: 43
  • 1967-1968: 30
  • 1968-1969: 37
  • 1969-1970: 42
  • 1970-1971: 39
  • 1971-1972: 50
  • 1972-1973: 67
  • 1973-1974: 43
  • 1974-1075: 30
  • 1975-1976: 35
  • 1976-1977: 48
  • 1977-1978: 32
  • 1978-1979: 13
  • TOTALI: 525 gola

Messi

  • 2004-2005: 1 gol
  • 2005-2006: 8
  • 2006-2007: 17
  • 2007-2008: 16
  • 2008-2009: 38
  • 2009-2010: 47
  • 2010-2011: 53
  • 2011-2012: 73
  • 2012-2013: 60
  • 2013-2014: 41
  • 2014-2015: 58
  • 2015-2016: 41
  • 2016-2017: 54
  • 2017-2018: 18
  • TOTALI: 525 gola