Nëse ndodh kjo, Icardi transferohet te Real Madridi – Lexo.al

Nëse ndodh kjo, Icardi transferohet te Real Madridi

Mauro Icardi mund ta braktisë Interin për Real Madridin në fund të këtij sezoni nëse “Zikaltrit” dështojnë të kualifikohen për Ligën e Kampionëve.

Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesit argjentinas është duke i humbur durimi me Interin, pasi çdo verë ka riorganizim dhe skuadra nuk po arrin që sa vite të sigurojë kualifikimin në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Edhe pse Icardi i ka shënuar 99 gola në 176 ndeshje në Serie A, ai kurrë nuk është paraqitur në Ligë të Kampionëve. Muajin e ardhshëm ai mbush 25 vjet dhe Maurito nuk është i gatshëm ta shtyjë më debutimin në këtë garë.

Gazeta e lartpërmendur italiane sugjeron se Real Madridi është duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Inter dhe është plotësisht i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 110 milionë euro në qershor, në mënyrë që ta transferojë sulmuesin.

Të ngjashme