“Në SHBA takova vetëm investitorë të fuqishëm, Rama nuk më beson” – Lexo.al

“Në SHBA takova vetëm investitorë të fuqishëm, Rama nuk më beson”

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga qyteti i Gjirokastrës tha se kur ishte në SHBA nuk harrxhoi asnjë miniutë kohë për qejfin e tij por takoi vetëm investitorë të fuqishëm të cilëve i bënte përshtypje plani i tij ekonomik.

Basha thotë se Rama nuk e beson planin e hartuar prej tij duke shtuar se shefi i qeverisë po kujdeset për timonin.

Basha tha se nësa Rama kërkon timonin, ai kërkon diçka tjetër.

Lideri i opozitëz zgjedh motorin, që sipas tij ka qëllim zhvillimin e ekonomisë dhe rritjen e punësimit.

Kur isha në SHBA nuk harxhova asnjë minutë kohë për qejfet e mia, por u takova me investitorë të fuqishëm për tju shpjeguar planin tim ekonomik dhe që do të vijnë të investojnë në këtë vend sepse me planin tim Shqipëria do të ketë taksat me të ulëta, çmimi i naftës dhe energjisë do të jenë konkurruese.

Rama nuk e beson planin tonë ekonomik, dhe nuk ka si ta besojë sepse me Ramën taksat do rriten, Rama do harxhojë miliona për fasada dhe të kujdeset për pushtetin, timonin që e quan ai,”  tha Basha.

Të ngjashme