Ndryshim i madh në politikën e Trumpit, Tillerson thotë se Rusia paraqet rrezik – Lexo.al

Ndryshim i madh në politikën e Trumpit, Tillerson thotë se Rusia paraqet rrezik

I nominuari i presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, për sekretar të shtetit, tha se Rusia “paraqet rrezik’ dhe ka injoruar interesat e SHBA-së, deklarata këto që vijnë përkundër kritikave për lidhjet e tij me qeverinë ruse.

Ish kryesuesi i ExxonMobil, Rex Tillerson tha në një seancë dëgjimore të konfirmimit përpara komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit se SHBA-ja përballet me “kërcënime të konsiderueshme” në mbarë botën, përfshirë edhe nga Rusia.

“Derisa Rusia kërkon respekt dhe peshë në skenën ndërkombëtare, aktivitetet e saj të fundit kanë injoruar interesat e Amerikës” ju tha Tillerson ligjvënësve në një dëshmi të përgatitur.

Ai tha se Moska “paraqet rrezik” dhe se aleatët e SHBA-së kanë të drejtë që të alarmohen për “Rusinë e ringjallur”.

Por ai la të kuptohet se të dyja vendet duhet të kërkojnë bashkëpunim kudo që është e mundur, përfshirë edhe përpjekjet në luftën kundër terrorizmit.

Tillerson, ka udhëhequr më parë aktivitetet afariste të Exxon-it në Rusi, përfshirë edhe një marrëveshje zhvillimore në Arktik me gjigantin shtetëror të naftës Rosneft që u ndalua pasi Washingtoni vendosi sanksione ndaj Rusisë pas aneksimit të Krimesë më 2014.

Tillerson, që publikisht ka kundërshtuar sanksionet, ka marrë një çmim miqësie nga Presidenti I Rusisë Vladimir Putin për aktivitetet e tij afariste në vend.

Seanca dëgjimore e konfirmimit zhvillohet në kohën kur inteligjenca e SHBA-së ka akuzuar Putinin për urdhërimin e një fushatë ndikuese që përfshinte edhe sulmet kibernetike për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 8 Nëntorit, të cilat i ka fituar Trump.

Kremlini i ka kundërshtuar akuzat dhe Trump ka hedhur dyshime mbi vlerësimet.

Tillerson përballet me pyetjet rreth Rusisë në Senatin amerikan

Rex Tillerson, njeriu të cilin presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e do për diplomatin kryesor të tij pritet të përballet me pyetje të ashpra për lidhjet e tij me Vladimir Putinin dhe për qëndrimet e tij ndaj sanksioneve ndaj Rusisë në një seancë dëgjimore që ka nisur në Senat.

Ish kryesuesit të ExxonMobil, Rex Tillerson-it, i duhet gjithashtu të bindë anëtarët e komitetit për marrëdhënie me jashtë të Senatit amerikan se mund të tejkalojë mungesën e përvojës në qeverisje dhe të jetë një sekretar efektiv i shtetit.

Seanca dëgjimore po bëhet në kohën kur janë shtuar shqetësimet e demokratëve dhe republikanëve për veprimet dhe qëllime te presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të cilin agjencitë amerikane të inteligjencës thonë se ka urdhëruar një fushatë të hakerimit dhe rrjedhjes së informacioneve me qëllim të minimit të besimit në procesin demokratik në SHBA, ndihmojë Trumpin dhe të diskreditojë rivalen e tij në zgjedhje Hillary Clinton.

Tillerson ka arritur marrëveshje me kompaninë ruse të naftës Rosneft dhe ka takuar disa herë Putinin, i cili e ka dekoruar me çmimin Urdhri i Miqësisë në vitin 2013.

Ai ka kundërshtuar sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë.

Por, Rex Tillerson, të cilin presidenti i zgjedhur Donald Trump e ka propozuar për sekretar të shtetit, do të shpreh gjatë seancës dëgjimore në Senat shqetësimin për shkak të veprimeve të Rusisë në mbarë botën dhe do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s duhet të jenë të alarmuara për shkak të sjelljeve gjithnjë e më agresive të Rusisë.

Kështu thuhet në një tekst të një fjalimi të Tillerson, që ekipi i presidentit të zgjedhur Trump iu ka dërguar mediave më 10 janar

Por komentet e tij që shprehin shqetësimet për Rusinë duket se bien ndesh me pikëpamjet e shprehura nga Trump mbi nevojën për lidhje më të mira me atë vend.

“Aleatët tanë të NATO-s kanë të drejtë të jenë të shqetësuar me një Rusi të rigjallëruar” do të thotë Tillerson duke goditur edhe adminsitratën Obama.

“Në mungesë të një lidershipi amerikan kjo derë ka mbetur e hapur dhe sinjale të gabueshme”

“Derisa Rusia kërkon respekt dhe të tregohet e rëndësishme në skenën globale, aktivitetet e saj kanë treguar mospërfillje ndaj interesit amerikan” thuhet në këtë tekst.

“Rusia duhet ta dijë se ne do të jemi përgjegjës për përkushtimet tona dhe ato të aleatëve tonë dhe se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj”.