Moti i keq, anulohen disa fluturime në aeroportin e Rinasit – Lexo.al

Moti i keq, anulohen disa fluturime në aeroportin e Rinasit

Reshjet e dendura të dëborës në kryeqytet kanë sjellë edhe anulimin e disa fluturimeve si në vajtje, ashtu edhe në ardhje në aeroportin e Rinasit.

Në faqen online të aeroportit Nënë Tereza njoftohet anulimi i fluturimit të programuar për në 04:15 të së enjtes nga Tirana për në Berograd dhe është shtyrë për një orar tjetër fluturimi nga Tirana në Romë i programuar për në orën 05:40.

Gjithashtu njoftohet edhe anulimi i fluturimit nga Beogradi për në Tiranë, i programuar për në orën 01:35.