Moderatorja e njohur rrëfen historinë e dashurisë: Ai me zor më propozoi – Lexo.al

Moderatorja e njohur rrëfen historinë e dashurisë: Ai me zor më propozoi

Jonida Shehu është një prej moderatoreve më të njohura të ekranit. Edhe pse një personazh publik, ajo ka preferuar që jetën private ta mbaj larg vëmendjes së mediave. Kjo është edhe një prej arsyeve pse ajo rrallëherë publikon foto me bashkëshortin e saj.

Kësaj here e ftuar në emisionin “Thumb”, ajo nuk i ka shpëtuar pyetjeve personale, të cilave edhe u është përgjigjur. Ndër të tjera ajo na ka zbuluar se si janë njohur ajo dhe bashkëshorti , Albi.

Jemi njohur në television, tek Ora News. Ai është skenograf, kishte ardhur të merrej me një skenë në television. Unë spunoja eedhe pse emisioni s’kishte filluar akoma. Ai njihte një goc që unë pija kafe në atë kohë. Një ditë e gjej këtë shoqen time me një çun me mjekër dhe i dukeshin ca sytë që shkëlqenin, vetulla të trasha, i veshur me një bluzë me mëngë të gjata me ca stampa, me xhinse të grisura, me kaskë motorri aty.Mu duk personazh. Na prezantoi shoqja jonë. Kaloi kohë dhe vura re që ky perasonazhi po rinte shumë vërdallë. I pari e mori ai guximin me zor të madh. Ishte njeri që e kishte shumë frikë përgjigjen “Jo” .”,- është shprehur Jonida.