“Mjeku i Enverit më kërcënoi mua dhe Lilianën të mos flisnim se do e pësonim keq” – Lexo.al

“Mjeku i Enverit më kërcënoi mua dhe Lilianën të mos flisnim se do e pësonim keq”

Në përgjigjen e tij për mjekun e të atit, Isuf Kalo, djali i ish-diktatorit, Sokol Hoxha, teksa flet per likuidimin e Enverit, tregon se ai dhe bashkeshortja e tij, Liliana, janë kërcënuar nga Kalo.

Ne intervisten dhene per “Panorama”, Sokol Hoxha thote se mendimet per eliminimin e Enverit u renduan dhe vertetuan me kalimin e kohes.

Këto janë rënduar dhe u vërtetuan me kalimin e kohës për vetë sjelljen e Isuf Kalos në fund të regjimit, kur edhe më kërcënoi mua dhe Lilianën të mos flasim, se do ta kemi shumë keq punën”, thote ai.

Pyetur se për çfarë nuk duhet te flisnin, Sokol Hoxha pergjigjet:

“Kjo ishte e çuditshme.

Si duket, atij i digjnin shumë gjëra.

Një nga këto ishte ajo që ai na ishte mburrur vazhdimisht se “perëndimi do të helmojë Enver Hoxhën nëpërmjet ilaçeve, gjë për të cilën ai personalisht po e ruan”.

Sot, jo vetëm ai, por edhe kush e kishte urdhëruar, evitojnë së foluri për këtë pistë duke e quajtur sa paranojë të Enverit, aq edhe tonën, ndërkohë që ne duke ditur shumë gjëra, tashmë nën maskën “perëndimi”, realisht kuptojmë synimin e interesave, kryesisht sllavo-serbe”.

Sipas tij, ‘për rrethana të shumta të tilla kemi ngritur pyetjen edhe në familje se pse i besuam garancinë e shëndetit të babait këtij individi kaq të keq”.