Miku i Shkëlzenit: 7 mln eurot që fitova nga CEZ, i tërhoqa me thasë brenda ditës, por janë të ligjshme – Lexo.al

Miku i Shkëlzenit: 7 mln eurot që fitova nga CEZ, i tërhoqa me thasë brenda ditës, por janë të ligjshme

Nuel Kalaj mohon lidhjet me Shkëlzen Berishën.

Ai shprehet se është kontraktuar nga kompania CEZ për të mbledhur informacione lidhur me fizibilitetin e tregut energjetik shqiptar për investime.

Kalaj shprehet se nuk ka asnjë lidhje me Shkëlzen Berishën, ndërsa me ish-kryeministrin Berisha është takuar si pjesë e delegacionit të kompanisë çeke, kur ata kanë ardhur në Tiranë.

Në lidhje me kompaninë CEZ, Kalaj shprehet se ka bashkëpunuar në përputhje me ligjet e Shqipërisë dhe Çekisë ku kjo kompani ushtron aktivitetin e saj.

Kalaj thotë për “Panorama”, se nga ky bashkëpunim me kompaninë çeke, ka nxjerrë fitime të ligjshme, duke paguar dhe taksa për to.

Ai u përgjigjet dhe akuzave për tërheqje të parave cash nga bankat.

“Paratë i kam tërhequr nga banka për qëllime investimi në drejtime të tjera”, shprehet Kalaj.